A votoi Behgjet Pacolli pro vendosjes së taksës ndaj Serbisë?

Aktuale

A votoi Behgjet Pacolli pro vendosjes së taksës ndaj Serbisë?

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:52
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Por, këtë vendim të Qeverisë nuk dihet nëse e votoi zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Kjo pasi që në një foto të publikuar nga kryeministri Ramush Haradinaj gjatë votimit, vetëm dora e Pacollit nuk ishte e ngritur lart.

Qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn mori vendim për rritjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Por, nuk dihet nëse zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, votoi pro këtij vendimi. Derisa të gjithë kishin ngritur dorën pro këtij vendimi, vetëm Pacolli nuk e kishte ngritur dorën.

Ndryshe, propozimi për rritje të taksës erdhi nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala.

Më tej, Qeveria miratoi vendimin, duke i vënë taksë qind për qind Serbisë.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat