Aksident i frikshëm, përfshihen 55 kamionë e 11 vetura, ja çka ndodhi më pas

Amerika

Aksident i frikshëm, përfshihen 55 kamionë e 11 vetura, ja çka ndodhi më pas

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Pamje nga aksidenti

Pas stuhive të dëborës që përfshinë Amerikën, një foto aksidenti po bën xhiron në internet. Bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë 55 kamionë dhe 11 vetura.

Fotografia e shkrepur nga lart tregon pasojat e reshjeve të mëdha të borës, ku rrugët e rrëshqitshme dhe të mbuluara me akull e borë kanë bërë që dhjetëra kamionë e vetura të përfshihen në një aksident në Pennsylvania.

Mediat amerikane raportojnë se dy persona kanë humbur jetën në këtë aksident dhe disa tjerë janë lënduar.

Stuhia që ka nisur nga dita e djeshme pritet të shtrihet në 14 shtete. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat