Paraprakisht ndodhi një paralajmërim: Publikohet momenti i shpërthimit “të qëllimishëm” në Nashville të SHBA-së

Amerika

Paraprakisht ndodhi një paralajmërim: Publikohet momenti i shpërthimit “të qëllimishëm” në Nashville të SHBA-së

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet kanë gjetur mbetje të mundshme njerëzore në zonën ku një shpërthim të premten në mëngjes tronditi qendrën e Nashville dhe plagosi tre persona, një ngjarje që policia e quajti “një akt të qëllimshëm”.

Sipas mediave të huaja, është e paqartë nëse mbetjet kishin të bënin me shpërthimin apo nëse ishin të personit përgjegjës ose një viktime, thanë zyrtarët.

Kështu që, FBI po heton së bashku me zyrtarët lokalë dhe Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve dhe qyteti i Nashville aktivizoi Qendrën e tij të Operacioneve Emergjente.

“Kjo duket të ketë qenë një veprim i qëllimshëm”, shkroi në Twitter, Departamenti i Policisë.

Ndryshe një paralajmërim audio po transmetohej nga një makinë pak para se të hidhej në erë, u tha gazetarëve Shefi i Departamentit të Policisë, John Drake, gjatë një konference shtypi.

“Nëse mund ta dëgjoni këtë mesazh, evakuohuni tani”, thuhej në paralajmërim.

Zyrtarët fillimisht u përgjigjen pasi morën një raportim për të shtëna, tha Drake.

Ata thirrën në skuadrën e bombave pasi panë automjetin e dyshimtë, duke transmetuar mesazhin, tha ai.

Drake tha që oficerët gjetën automjetin me një regjistrim që thoshte se do të shpërthente për 15 minuta.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin e transmetimit të paralajmërimit si dhe momentin e shpërthimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat