​SHBA: Shitje e mundshme e armëve Arabisë Saudite për 290 milionë dollarë

Amerika

​SHBA: Shitje e mundshme e armëve Arabisë Saudite për 290 milionë dollarë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të 3,000 raketave precize për Arabinë Saudite në një kontratë me vlerë 290 milionë dollarë.

Shitja e armëve në Arabinë Saudite u miratua nga Departamenti i Shtetit të martën, pasi Agjencia për Bashkëpunim të Sigurisë në Fushën e Mbrojtjes (DSCA) informoi Kongresin për një marrëveshje të mundshme me Arabinë Saudite, raporton Reuters.

"Paketa do të përfshinte 3,000 bomba GBU-39, kontejnerë magazinimi, pajisje ndihmëse, pjesë rezervë dhe mbështetje teknike", tha Pentagoni dje, duke theksuar se "shitja e propozuar përmirëson aftësinë e Arabisë Saudite për t'iu përgjigjur kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme".

Anëtarët e Kongresit Amerikan janë të indinjuar për shkak të viktimave të mëdha civile në Jemen, dhe në fillim të këtij viti, ata u përpoqën dhe dështuan të bllokojnë shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Riad.

Pavarësisht nga miratimi i Departamentit të Shtetit, ky njoftim nuk do të thotë që një kontratë është nënshkruar ose negociata janë përmbyllur.

Shitja vjen në ditët e fundit të mandatit të presidentit amerikan Donald Trump dhe presidenti i ri Joe Biden është zotuar të ndalojë shitjen e armëve në Arabinë Saudite, blerësi më i madh amerikan i armëve në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të bërë presion Riadit për t'i dhënë fund luftës në Jemen, e cila shkaktoi krizën më të madhe humanitare në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat