Kaosi në Kapitol, CNN: Ka shumë policë të plagosur

Amerika

Kaosi në Kapitol, CNN: Ka shumë policë të plagosur

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:07
SHBA

Kaosi ka shpërthyer brenda Kongresit në SHBA ndërsa mbështetësit pro-Trump janë futur në ndërtesë.

Protestuesit i janë përgjigjur thirrjeve të presidentit në detyrë Donald Trump për të kundërshtuar procesin zgjedhor, që sipas tij është vjedhur.

Në momentin e hyrjes së protestuesve në Kapitol, dy dhomat e Kongresit Amerikan po mblidheshin për të konfirmuar fiton e Biden ndaj Trump, por mbledhja është ndërprerë.

Udhëheqësi Demokrat i Senatit Chuck Schumer dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje Presidentit Trump të kërkojë që protestuesit të largohen menjëherë.

“Ne po i bëjmë thirrje Presidentit Trump të kërkojë që të gjithë protestuesit të largohen menjëherë nga Kapitoli i SHBA.”

CNN raporton se ka shumë oficerë të plagosur në Kapitol. Ata janë transportuar për në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat