Publikohen pamjet: Kaosi që lanë pas mbështetësit e Trumpit në Kapitol

Amerika

Publikohen pamjet: Kaosi që lanë pas mbështetësit e Trumpit në Kapitol

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:07
Kapitol

Xhama të thyer, mobilie të shkatërruara dhe dokumente të shpërndara kuturu nga brenda ndërtesës. Një bust i Zachary Taylor, presidentit të 12 të SHBA ishte gjithashtu i përlyer me gjak.

Pamjet e bëra publike sot nga brenda Kapitolit në SHBA kapën trazirat e lëna pas mësymjes së mbështetësve të presidentit në largim Donald Trump ditën e djeshme. Turma e njerëzve u përball me policinë në korridore dhe vonoi cerifikimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden për disa orë.

Në sulmin më të rëndë ndaj simbolit amerikan të demokracisë në më shumë se 200 vite, protestuesit hynë me dhunë duke çarë barrikadat e sigurisë, thyen dritare, si dhe ia dolën të hyjnë në Kapitol duke u kacavjerrë nëpër mure.

Policia tha se katër persona vdiqën gjatë kaosit dhe 52 të tjerë u arrestuan.

Disa mësynë brenda Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa kishte ende legjislatorë brenda, duke qëlluar fort portat dhe duke pezulluar debatin e certifikimit. Oficerët e sigurisë zunë portën e sallës së mbledhjes me mobilie dhe ndaluan turmën përmes shinjestrimit me armë për të ndihmuar në largimin e ligjvënësve.

Policisë iu deshën tre orë kërkime pas mësymjes përpara se ta shpallte Kapitolin të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat