Plagoset një polic gjersa po përpiqej të arrestonte një person në Baltimore

Amerika

Plagoset një polic gjersa po përpiqej të arrestonte një person në Baltimore

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Foto

Një polic amerikan u qëllua ndërsa po përpiqej të ekzekutonte një urdhër arresti në West Baltimore të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët.

Një ekip i SWAT-it u përpoq të arrestonte të dyshuarin në Bllokun 1400 të Mount Street në 6:15 të mëngjesit kur i dyshuari hapi zjarr.

Marshallët iu përgjigjen duke plagosur të dyshuarin, tha Policia e Baltimore për Fox News.

Incidenti ndodhi në momentin kur presidenti, Joe Biden ngushëllonte familjet e dy agjentëve të vrarë të FBI-së në Florida. Biden tha se agjentët e zbatimit të ligjit paguajtën “një çmim të shtrenjtë” për shërbimin e tyre.

“Ata vendosin jetën e tyre në linjë dhe është një çmim i rëndë i paguar”, tha Biden nga Zyra Ovale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat