Biden shijon fundjavën e parë të pushimit si Presidenti i SHBA-së

Amerika

Biden shijon fundjavën e parë të pushimit si Presidenti i SHBA-së

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Joe Biden

Joe Biden mbërriti të premten më 12 shkurt në “Camp David” për të kaluar fundjavën e tij të parë si president i SHBA, raporton Reuters.

Kampi është ndërtuar në malet Catoctin dhe është i ruajtur nga marina amerikane. Ai siguroi një strehë për Jimmy Carter dhe George W.Bush i siguroi mundësinë për të hipur në biçikletën e tij malore.

Një shtresë e borës në male siguroi një peisazh dimëror për Biden dhe familjen e tij. Me ta u bashkua edhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës shefi i shtabit Bruce Reed.

“Kampi siguron një mundësi për t’u larguar nga shtypi dhe për të qenë me familjen dhe miqtë, ” tha  historiani presidencial Douglas Brinkley.

Camp David ka qenë vendi i negociatave me presion të lartë. Bill Klinton mblodhi udhëheqësin palestinez Yasser Arafat dhe kryeministrin izraelit Ehud Barak në vitin 2000 për një samit, por nuk arritën një marrëveshje.

Bush shpesh mbante takime me udhëheqës të huaj në Camp David .

Biden, shtëpia e  të cilit është në Wilmington, Delaware pritet ta vizitojë më shpesh kampin, ndërsa paraardhësi i tij Donald Trump e vizitoi atë 14 herë gjatë 4 viteve.

Natyra e izoluar e kampit, shtëpizat e vogla dhe mungesa e një fushe golfi ishin pengesa për stilin e Trump thanë ndihmësit e ish presidentit.

Në vend të kësaj ai shpesh udhëtonte në New Jersey dhe Florida ku mund të luante golf dhe të rrinte me miqtë.

Biden fluturoi më Air Force One në Hagerstown, Maryland dhe më pas u shoqërua nga një autokolonë për të shmangur motin e keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat