Bush zbulon emrin e personit që e votoi për president në zgjedhjet e vitit të kaluar

Amerika

Bush zbulon emrin e personit që e votoi për president në zgjedhjet e vitit të kaluar

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:40
Ish-presidenti George W. Bush

Ish-presidenti George W. Bush ka thënë se nuk e ka votuar Donald Trump e as Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020 në SHBA.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, Bush në letrën e votimit ka shkruar emrin e politikanes, Condoleezza Rice.

“Ajo e di këtë. Por ajo më tha se do të refuzonte të pranonte zyrën (e Presidentit)”, tha Bush në një intervistë për revistën People.

Rice ka shërbyer si sekretare e shtetit, derisa Bush ishte në pushtet gjatë vitit 2005-2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat