Trumpit i duket “interesante” ideja për të garuar për pozitë tjetër në SHBA

Amerika

Trumpit i duket “interesante” ideja për të garuar për pozitë tjetër në SHBA

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:01
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “interesante” idenë që ai të garojë për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të pretendojë inicimin e një hetimi ndaj presidentit aktual, Joe Biden.

Gjatë një interviste për “VRAinsider”, udhëheqësi i emisionit i sugjeroi Trumpit të garonte për Kongres “për të larguar Bidenin”.

“Përse jo, në vend që të pritni për vitin 2024, po shpresoj që ju do të garoni për 2024, por përse jo më 2022 për Kongresin e Shteteve të Bashkuara? Një ulëse në Florida. Fitoni thellë. Na shpini drejt një fitoreje dramatike. Merreni Dhomën e Përfaqësuesve me 50 ulëse. Më pas bëheni kryetar i Dhomës, udhëhiqni ‘impeachmentin’ ndaj Bidenit dhe nisni hetimet kriminale. Do ta hiqni për të paktën dy vjet”, u shpreh udhëheqësi i emisionit të radios, Wayne Allyn Root.

Trumpi u pajtua me idenë. “Kjo duket interesante”, u shpreh ish-presidenti. “Është tejet interesante”.

Madje atij ideja e Rootit iu duk “më e mirë” se sugjerimi që të garojë për Senat.

Trumpi pritet që t’i futet garës për një tjetër mandat presidencial më 2024, pas humbjes që pësoi në nëntor të vitit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat