SHBA - Shpëtohet delfini i cili ngeci në shkëmbinj

Amerika

SHBA - Shpëtohet delfini i cili ngeci në shkëmbinj

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një delfin i vogël u shpëtua në qytetin e New Castle të Delaware në SHBA – të dielën në mëngjes.

Sipas medieve të huaja, delfini u pa rreth orës 10:30 në Battery Park, nga dikush që e dëgjoi atë duke kujisur.

Delfini ishte mbërthyer në breg pasi u kap në shkëmbinj kur batica mbaroi, tha John McDerby, kapiten i Policisë së Burimeve Kombëtare nga Departamenti i Burimeve Natyre dhe Kontrollit të Mjedisit.

Personi kontaktoi kompaninë Good Will Fire Company, që iu përgjigj rastit, derisa arriti stafi nga Instituti i Kërkimit dhe Rehabilitimit i Edukimit Detar. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat