Arma që i ngjan lodrës, nxit reagime në Amerikë

Amerika

Arma që i ngjan lodrës, nxit reagime në Amerikë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një kompani amerikane e armëve është duke u përballur me reagime të ashpra pas prodhimit të një arme e cila duket si një lodër për fëmijë e ndërtuar me lego.

Culper Precision tha se arma e tij e personalizuar Glock, e quajtur Block19, ishte krijuar për të “nxjerrë në pah kënaqësinë e pastër të sporteve të qitjes”, shkruan BBC.

Por prodhuesi danez Lego i ka shkruar kompanisë dhe ka kërkuar që të ndalohet prodhimi i armës, e cila është e mbuluar me atë që duket si kubet Lego, ndërsa aktivistët e kontrollit të armëve e përshkruan këtë pistoletë si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Shannon Watts, nga grupi i fushatës Everytown for Gun Safety, tha se organizata kishte kontaktuar Lego rreth Block19 të personalizuar javën e kaluar dhe se kompania daneze i kishte dërguar një letër për të hequr dorë nga prodhimi i tyre.

Watts gjithashtu kritikoi kompaninë e armëve, e cila është e vendosur në Utah, duke thënë se ekziston rreziku që fëmijët mund të tërhiqen për të përdorur armë zjarri edhe kur armët nuk duken si lodra.

Culper Precision tha se kishin lansuar Block19 në përpjekje për të treguar se armët ishin “për të gjithë dhe se mbajtja dhe gjuajtja e armëve të zjarrit me përgjegjësi është një aktivitet vërtet i kënaqshëm”, ndërsa shtoi se arma mund të blihej vetëm nga ata që lejohen legalisht të mbajnë një armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat