Zjarri në Kaliforni ka shkrumbuar gati 2 mijë kilometra katrorë pyje e banesa

Amerika

Zjarri në Kaliforni ka shkrumbuar gati 2 mijë kilometra katrorë pyje e banesa

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:50
Kaliforni

Zjarri “Diksi” i konsideruar si më e madhja vatër e vetme e zjarreve në historinë e Shteteve të Bashkuara është shumë e vështirë të vihet nën kontroll edhe pse që nga shpërthimi i tij më 14 Korrik, po mbushet një muaj.

Moti i thatë dhe erërat e forta që gjenerohen nga vetë mikro-klima e krijuar nga zjarret nuk punojnë aspak në favor të zjarrfikësve, të cilët ndërpresin vazhdimisht punën dhe fluturimet e avionëve ujëhedhës për shkak të shikueshmërisë së ulët.

Deri më tani flakët kanë përpirë kati 2 mijë kilometra katrorë zona pyjore, përfshirë edhe 900 banesa dhe objekte të tjera. Mbi 14 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Është shumë e vështirë t’u gjendet strehë të gjithëve pasi shifra e tyre është shumë e lartë, por falë motit pa reshje për ta janë ngritur çadra nëpër parkingje automjetesh.

Mbi 6 mijë zjarrfikës janë angazhuar vetëm në këtë vatër, ndërsa mbi 100 zjarre janë përhapur në total në 15 shtete federale amerikane, në këtë verë që konsiderohet si më e vështira e dekadave të fundit për shkak të krizës së zjarreve, të ushqyera nga ngrohja globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat