Paralajmërim për Cunami/ Pamjet e shtëpive të shkatërruara e njerëzive në alarm nga tërmeti me magnitudë 7.2

Amerika

Paralajmërim për Cunami/ Pamjet e shtëpive të shkatërruara e njerëzive në alarm nga tërmeti me magnitudë 7.2

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi brigjet e Haitit të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis du Sud, sipas mediave ndërkombëtare.

Banorët në kryeqytetin e Port-au-Prince ndjenë dridhjen dhe shumë prej tyre dolën në rrugë nga frika. Tërmeti u ndje në 8:30 me orën  lokale (13:30 sipas orës sonë në të gjithë vendin dhe dëmet materiale tashmë janë regjistruar në zonat e Jérémie dhe Les Cayes, sipas pamjeve të publikuara nga dëshmitarët.

Një paralajmërim për cunami u lëshua këtë të Shtunë (8/14) pasi një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Haitin, sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha se “parashikohen valë të rrezikshme të cunamit” që arrijnë një deri në tre metra mbi nivelin e baticës të mundshme përgjatë bregdetit të Haitit.

Vendi i Karaibeve po rimëkëmbet nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë, që vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrafshoi ndërtesat, duke lënë shumë të pastrehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat