Kryeministri haitian: Tërmeti ka shkaktuar shumë viktima

Amerika

Kryeministri haitian: Tërmeti ka shkaktuar shumë viktima

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:03
Foto

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry u bëri thirrje haitianëve të bashkohen në solidaritet pas tërmetit të së shtunës.

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi rajonin e Haitit në orën 2:30 pasdite, e cila ka shkaktuar deri më tani të paktën 29 viktima.

Tërmeti ishte rreth 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 13 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

“Unë u shpreh ngushëllimet të afërmëve të viktimave të këtij tërmeti të fuqishëm që ka shkaktuar disa humbje të njerëzve dhe pronave në disa pjesë të vendit”, shkroi Henry në Twitter.

“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të kenë një frymë solidariteti dhe angazhimi nga të gjithë haitianët për të formuar një front të përbashkët për t’u përballur me këtë situatë dramatike që po përjetojmë aktualisht”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndryshe, haitianët ishin paralajmëruar për një cunami, por që më vonë u hoq alarmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat