Tërmeti shkatërrues goditi Haitin, mbi 300 persona të vdekur! Pamje të qyteteve të rrafshuara!

Amerika

Tërmeti shkatërrues goditi Haitin, mbi 300 persona të vdekur! Pamje të qyteteve të rrafshuara!

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:43
Haiti

Mbi 300 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.2 që ka goditur Haitin.

Kërkimet për nxjerrjen e trupave vazhdojnë dhe ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të mbetura nga kjo tragjedi. Qytete e fshatra të tëra janë rrafshuar, ndërsa më shumë se 1,800 persona kanë mbetur të plagosur.

Pamjet nga vendi i Karaibeve, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 7.2, të bëjnë të mendosh se një tragjedi e ngjashme me atë të 11 viteve më parë mund të ketë ndodhur. Tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi Haitin më 12 janar 2010, la shumë të vdekur ku një dridhje shkatërruese vrau rreth 300,000 njerëz në vitin 2010.

Në mediat e huaja janë publikuar pamje nga tërmeti shkatërrues, mes të cilave dhe një moment prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat dhe përqafohen me babanë e tyre. Tërmeti goditi rreth 150 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince në afërsi të komunës Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash. Më shumë janë goditur qytetet Les Cayes dhe Jeremie. Kupola e katedrales në Jeremie është shembur, njofton gazeta "Avvenire".

Shumë shtëpi janë shkatërruar. UNICEF njoftoi për „dëme të mëdha" në jugperëndim të vendit.

Sipas forcave të shpëtimit janë ndërprerë pjesërisht linjat e komunikimit në zonat e prekura Shtetet e Bashkuara me anë të presidentit Joe Biden kanë premtuar ndihma të menjëhershme për ishullin e pafat, por situata mund të bëhet më e vështirë, sepse sikur mos të mjaftonte fatkeqësia e djeshme, në atë zonë parashikohet afrimi i stuhisë tropikale Grace, me erëra që kalojnë 60 kilometra në orë  që do të vështirësojnë çdo ndihmë, duke lënë edhe më të pambrojtur qytetarët që kane humbur çdo gjë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat