Imazhi i ushtarit të fundit amerikan që u largua nga Afganistani

Amerika

Imazhi i ushtarit të fundit amerikan që u largua nga Afganistani

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 09:14
Foto

Gjeneral Major, Chris Donahue, është amerikani i fundit që hipi në fluturimin e fundit ushtarak amerikan nga Afganistani.

Sipas BBC, derisa talibanët shtruan kontrollin në aeroportin e Kabulit në fillimit të 31 gushtit –  afati që presidenti amerikan Joe Biden e kishte vendosur për tërheqjen e trupave nga SHBA-ja – të shtënat janë shkrepur në qiell si formë festimi.

Gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se aeroplanët e fundit u ngritën nga aeroproti i Kabulit në orën 15:29 me kohë të Washingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.

Ai potencoi se një numër qytetarësh amerikanë, me gjasë “disa qindra njerëz”, janë lënë pas dhe se ai beson se do të jenë në gjendje të largohen nga vendi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat