Spitalet në SHBA në kufijtë e kapacitetit

Amerika

Spitalet në SHBA në kufijtë e kapacitetit

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Spitalet në SHBA janë në një gjendje të mbingarkuar, shumë prej tyre në kufijtë e kapacitetit, për shkak të rritjes së rasteve COVID-19, pjesërisht nga varianti shumë ngjitës Delta.

Një fluks pacientësh me COVID-19, shumica të pavaksinuar, po shkakton presion mbi punonjësit e kujdesit mjekësor dhe shëndetësor në përpjekje për të bërë vend për më shumë njerëz atje ku nuk ka asnjë, raporton ATSh.

Në të paktën pesë shtete, shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv spitalor janë pothuajse plotësisht të zënë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alabama, Georgia, Texas, Florida dhe Arkansas kanë më pak se 10 për qind të shtretërve të tyre në dispozicion në kujdesin intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat