Shkon në 14 numri i të vdekurve nga përmbytjet në New York dhe New Jeresy

Amerika

Shkon në 14 numri i të vdekurve nga përmbytjet në New York dhe New Jeresy

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:39
Përmbytjet në New York dhe New Jeresy

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në New York, New Jersey dhe Pennsylvania si pasojë e stuhive dhe uraganit Ida që goditën një pjesë të SHBA-së.

Disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në bodrumet e përmbytura derisa guvernatorët e New York dhe New Jeresy kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Tetë nga viktimat ishin nga New York City, pwrfshirë edhe një djalë dy vjeç. Disa vdiqën kur u bllokuan në bodrumet e përmbytura.

Një zëdhënës i departamentit të policisë së New York tha për CNN se një grua 86 vjeçare u gjet në bodrum nga djali i saj në mesnatë.

Ndërsa, në New Jersey, kryebashkiaku Hector Lora i tha CNN se trupi i një burri të moshuar, afër të 70-ve, u nxor nga uji pasi vetura e tij ishte përmbytur. Sipas tij, zjarrfikësit bënë gjithçka për ta shpëtuar, por s’arritën.

Zyrtarët po u kërkojnë banorëve të kontrollojnë fqinjët e tyre derisa po fillojnë përpjekjet për pastrim.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet që t’i adresohet kombit më vonë për dëmet e shkaktuara nga uragani Ida.

Banorët kanë shpërndarë video nga vendet e prekura.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat