Inflacioni në SHBA arrin në nivelin më të lartë në tre dekada

Amerika

Inflacioni në SHBA arrin në nivelin më të lartë në tre dekada

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur nivelin më të lartë në tre dekada pasi një rritje e çmimeve të gazit dhe mallrave është gjithashtu pothuajse dyfishuar që nga viti i kaluar, duke detyruar drejtuesit e kompanive të rrisin shpenzimet e tyre çdo muaj që prekin industri të shumta, përfshirë shitjen e makinave dhe bujqësinë.

Njerëzit zakonisht blejnë ushqime të freskëta në tregjet lokale të fermerëve, që shpesh është alternativa më e lirë. Megjithatë, rritja e kostove lidhur me transportin dhe zinxhirin e furnizimit ka ndikuar gjithashtu në çmimet e ushqimeve pasi fermerët kanë paguar më shumë për kostot.

Ndërkohë, prodhimi dhe shpërndarja e automjeteve të reja kanë pësuar një pengesë të madhe që nga fillimi i pandemisë pasi mjaft qytetarë kanë arritur fitime duke shitur automjete të përdorura që normalisht do të kishin rënë në vlerë vitet e fundit.

Ekonomistët kanë shprehur shqetësime nëse kjo rritje e fundit e inflacionit mund të zgjidhet vetëm duke trajtuar krizën e zinxhirit të furnizimit.

Derisa Qeveria federale vazhdon të rrisë shpenzimet për të mbështetur familjet dhe kompanitë të prekura nga pandemisë e COVID-19, Rezerva Federale e SHBA tha se mund të mbajë nën kontroll normën e inflacionit, por deri atëherë, presioni po rritet mbi konsumatorët dhe bizneset e vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat