FBI nis hetimet për e-maile të dërguara nga një server i brendshëm

Amerika

FBI nis hetimet për e-maile të dërguara nga një server i brendshëm

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 07:12
FBI

FBI ka nisur hetimet pasi që mijëra e-mail të rremë janë dërguar nga një prej serverëve të saj duke njoftuar për një sulm të mundshëm kibernetik.

Agjencia qeveritare ka thënë se incidenti i mëngjesit të së shtunës ishte pjesë e një “situate të vazhdueshme”, duke mos dhënë të tjera detaje, raporton BBC.

Mesazhet pretendohet të jenë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Me to është paralajmëruar për një kërcënim i supozuar me titull: “Urgjente: Kërcënim për sistemin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat