SHBA: Mbi 100 mijë veta kanë vdekur nga mbidoza e drogës gjatë 12 muajve të pandemisë

Amerika

SHBA: Mbi 100 mijë veta kanë vdekur nga mbidoza e drogës gjatë 12 muajve të pandemisë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Mbi 100 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet të kenë vdekur nga mbidoza e drogës për 12 muaj gjatë pandemisë.

Kjo është shifra më e lartë vjetore e të vdekurve nga droga që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendres për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se vdekjet nga mbidoza e drogës janë rritur për 28.5 për qind nga prilli i vitit të kaluar deri në prillin e këtij viti.

Ekspertët deklarojnë se numri i personave me probleme me mbidozën është rritur për shkak të ndikimit psikologjik të pandemisë dhe pranisë më të madhe të drogave sintetike “fetanil”.

Bazuar në të dhënat e çertifikatave të vdekjes, Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se 100 mijë e 306 persona kanë vdekur nga mbidoza mes prillit të vitit 2020 e prillit të vitit 2021, krahasuar me 78 mijë e 56 raste të vdekjes në periudhën paraprake njëvjeçare.

Ekspertja e abuzimit me droga Katherine Keyes, tha se përderisa vdekjet nga mbidoza e drogës janë rritur në mënyrë eksponenciale në vitet e fundit, pandemia “i ka hedhur benzinë zjarrit”, shkruan BBC.

Numri i vdekjeve nga përdorimi i drogës tashmë i ka kaluar shifrat e viktimave të armëve të zjarrit, aksidenteve me vetura e gripit.

Rritja më e madhe e numrit të vdekjeve nga mbidoza u shënua në shtetin e Vermontit në 70 për qind.

Atje nga mbidoza vdiqën 209 persona për një vit.

Në vendin e dytë është Virxhinian Perëndimore me rritje prej 62 për qind, ndërsa i treti është Kentucky me 55 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat