Kanada u thotë shtetasve të saj: Mos udhëtoni në shtetet e huaja

Amerika

Kanada u thotë shtetasve të saj: Mos udhëtoni në shtetet e huaja

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:24
Në Kanada janë duke u rritur numrat e rasteve të reja me koronavirus

Qeveria e Kanadës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë jashtë shtetit për shkak të rritjes së numrit të rasteve me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Në Kanada janë duke u rritur numrat e rasteve të reja me koronavirus, po ashtu janë duke u shtuar edhe numrat e pacientëve të shtrirë në spitale.

Ministri i Shëndetësisë, Jean Yves-Duclos, në një konferencë për media, ka thënë se varianti Omicron është i përhapur në një masë në Kanada.

“Unë them shumë qartë: Tani nuk është koha për të udhëtuar”, ka thënë Yves Duclos.

Duclos, po ashtu, ka deklaruar që të mos ketë udhëtime shumë edhe drejt zonave jourbane, pasi thuhet se ka numër të madh të të prekurve me koronavorius dhe se ata janë duke dërguar vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat