Fëmija i braktisur gjendet i vdekur te stacioni i zjarrfikësve, mund të ketë ngrirë nga i ftohti

Amerika

Fëmija i braktisur gjendet i vdekur te stacioni i zjarrfikësve, mund të ketë ngrirë nga i ftohti

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një djalë i porsalindur që është gjetur i vdekur dhe i lënë jashtë një stacioni të zjarrfikësve, mund të ketë ‘ngrirë deri në vdekje’.

Sipas policisë në Çikago, ata u thirrën në stacion rreth orës 5 të mëngjesit pasi zjarrfikësit gjetën foshnjën vetëm disa hapa larg stacionit.

Në momentin që u gjet, ai tashmë kishte ndërruar jetë.

Nuk dihet ende se për sa kohë ka qenë djali aty dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar. Dawn Geras nga Fondacioni “Save Abandoned Babies” beson se foshnja mund të ketë “ngrirë deri në vdekje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat