​Biden apel amerikanëve që të largohen tani nga Ukraina

Amerika

​Biden apel amerikanëve që të largohen tani nga Ukraina

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 10:17
Joe Biden

Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani nga Ukraina, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë me NBC.

“Nuk është si të merresh me një organizata terroriste, kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha të botës, është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të ecin shpejt”, paralajmëroi ai duke iu referuar kërcënimit rus, raporton atsh.

Edhe ambasada amerikane në Kiev lëshoi një alarm të ngjashëm.

”Nëse Putini është kaq i marrë për të vazhduar me pushtimin e Ukrainës, mjafton që ai të mos bëjë asgjë që do të kishte një ndikim negativ te qytetarët amerikanë”, theksoi Joe Biden.

Presidenti Biden përjashtoi dërgimin e trupave për një evakuim eventual të qytetarëve amerikanë.

“Mos udhëtoni në Ukrainë për shkak të kërcënimeve të shtuara të veprimeve ushtarake ruse. Ata që gjenden në Ukrainë duhet të largohen tani. Nëse qëndrojnë në Ukrainë, duhet të kenë më shumë kujdes nëse Rusia ndërmerr aksion ushtarak”, shtoi Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat