FBI paralajmëron: Rusia do të mund të kryente sulme kibernetike në SHBA, nëse situata në Ukrainë përkeqësohet

Amerika

FBI paralajmëron: Rusia do të mund të kryente sulme kibernetike në SHBA, nëse situata në Ukrainë përkeqësohet

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Newsweek ka ardhur deri te një informacion ku FBI-ja i bënë thirrje sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, që të jetë gati për sulme potenciale kibernetike të kryera nga rusët, pasi që tensionet rreth Ukrainës po kërcënojnë për një trazirë në lindje të Evropës.

“Departamenti i krimeve kibernetike të FBI-së në koordinim me zyrën për sektor privat të kësaj agjencie, ka përpiluar një raport me qëllim që të informoj sektorin privat rreth kërcënimeve për sulme kibernetike që po i sponsoron shteti rus”, thuhet në kumtesë.

FBI ka shtuar se po punon që të mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga çfarëdo veprimi rus, duke ritheksuar se “shikuar tradicionalisht”, aktivitetet kibernetike që i sponsoron Moska rriten kur ka tensione.

Në raport thuhet se situata e sigurisë në Ukrainë mund të përshkallëzohet pa ndonjë paralajmërim – duke shtuar se Moska nëse jo me dhunë, përdor sulmet kibernetik për të krijuar kaos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat