Të shtëna me armë zjarri në SHBA, vdes gazetarja 25-vjeçarja

Amerika

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, vdes gazetarja 25-vjeçarja

Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:53
Gazetarja 25 vjeçare, Sierra Jenkins

Gazetarja 25 vjeçare, Sierra Jenkins ishte mes personave që u qëlluan dhe u vranë mëngjesin e së shtunës në Norfol, Virxhinia.

Jenkins po largohej nga një restorant në qendër të qytetit Norfolk, Chicho’s Pizza Backstage, kur u gjend pranë një debati që po ndodhte jashtë dhe situata agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjeti Jenkins me 2 persona të tjerë me plagë të rënda. Njëri prej tyre, 25 vjeçari Devon Harris ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa tjetri u transportua në spital.

Jenkins gjithashtu u transportua në spital, ku vdiq më vonë.

Dy persona të tjerë të gjetur nga policia në vendngjarje me plagë jashtë rrezikut për jetën janë dërguar gjithashtu në spital për trajtim, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat