Panik në aeroportin ndërkombëtar të Kankun

Amerika

Panik në aeroportin ndërkombëtar të Kankun

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:42
Panik në aeroportin ndërkombëtar të Kankun

Policia meksikane mori raportime për të shtëna me armë në Terminalin 3 të aeroportit ndërkombëtar të Kankun.

“Deri më tani nuk raportohet për të plagosur, gëzhoja apo shenja të tjera që të mund të konfirmojnë ngjarjen”, tha Lucio Hernandez Guiterrrez, kreu i policisë në shtetin e Quintana Roo, në një postim në Twitter, teksa shtoi se vijon puna për të verifikuar incidentin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, në rrjetet sociale u publikuan video të udhëtarëve që vraponin jashtë ndërtesës ndërkohë që tërhiqnin bagazhet e tyre me vete. Në një tjetër video anëtarë të Gardës Kombëtare shiheshin duke vrapuar brenda terminalit.

Incidenti në fjalë vjen vetëm disa orë pasi të paktën 19 persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një tjetër ngjarje të regjistruar mbrëmjen e së dielës në shtetin e Michoacan, episodi i radhës i vrasjeve masive si pasojë e luftës së karteleve për territor nëpër Meksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat