​Biden s’ka më pothuajse asnjë simptomë të COVID

Amerika

​Biden s’ka më pothuajse asnjë simptomë të COVID

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:54
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden nuk ka pothuajse asnjë simptomë të koronavirusit që kur rezultoi pozitiv javën e kaluar, njoftoi mjeku i tij të hënën.

"Në këtë kohë, simptomat janë kongjestion i hundës dhe dhimbje minimale të fytit," tha mjeku i Biden, Kevin O'Connor, në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Gjatë fundjavës, dhimbjet e trupit dhe kolla u qetësuan dhe presidenti nuk pati vështirësi në frymëmarrje, tha mjeku.

Ai përsëriti se Biden po i përgjigjet mirë terapisë së përshkruar.

Biden doli pozitiv për COVID-19 të enjten. Shtëpia e Bardhë u përpoq të demonstronte se sëmundja nuk dëmtoi aftësinë e presidentit për të punuar.

Të enjten, ajo publikoi një video të presidentit duke siguruar amerikanët se ndihet mirë dhe të premten ai mbajti një takim virtual me stafin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti nuk kishte asnjë ngjarje publike të planifikuar për fundjavën dhe udhëtimet në pjesën e parë të kësaj jave u anuluan.

Më vonë të hënën, Biden do të flasë virtualisht me drejtuesit e kompanisë si pjesë e një përpjekjeje të Shtëpisë së Bardhë për të forcuar industrinë e gjysmëpërçuesve të SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat