Rrëzohet një aeroplan i vogël në Misisipi, humbin jetën dy persona

Amerika

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Misisipi, humbin jetën dy persona

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit rajonal Tupelo në Misisipi, tha shefi i zjarrfikësve të Tupelo, Michael Moody për CBS News.

Identiteti i të vdekurve nuk bëhet i ditur, si dhe se çfarë lloj aeroplani ishte dhe sa persona ndodheshin në bord.

Charles Johnson, dëshmitar okular i përplasjes, i tha CBS News se ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në një rrugë aty pranë, kur panë flakë dhe tym të zi që rrethonin aeroplanin.

Ata ndaluan por nuk mundën t’i afroheshin aeroplanit për shkak të flakëve. Ai tha se gjithçka ishte plot me mbeturina.

Brenda tre minutash në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, shërbimet e urgjencës dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat