Të miturën e zë gjumi në timon, humbin jetën katër anëtarë të familjes

Amerika

Të miturën e zë gjumi në timon, humbin jetën katër anëtarë të familjes

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:35
Sipas burimeve policore, në momentin e aksidentit, në timon ka qenë 17-vjeçarja Dakota

Një aksident tragjik ku humbën jetën në Idaho katër anëtarë të së njëjtës familje, babai 36-vjeçar Calvin Miller dhe tre fëmijët e tij, Dakota 17-vjeçare, Jack 10-vjeçar dhe Delilah 8-vjeçare ka ndodhur në SHBA. 17-vjeçarja cili drejtonte makinën në të cilën pasagjerët i ka zënë gjumi në timon duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të ulet përmbys në një lumë.

Sipas New York Post, aksidenti ka ndodhur kur babai 36-vjeçar i divorcuar po udhëtonte me tre fëmijët e tij për të vizituar gjyshin e tyre i cili jeton në një shtëpi pleqsh.

Sipas burimeve policore, në momentin e aksidentit, në timon ka qenë 17-vjeçarja Dakota dhe me siguri e ka zënë gjumi për shkak të lodhjes që ka pasur nga udhëtimi 440 km nga Uashingtoni në Idaho.

“Dakota doli nga rruga, makina u përplas me gurë dhe u ngrit. Më pas vetura është përplasur sërish me gurë duke bërë që mjeti të përmbyset dhe të ulet përmbys në lumin Salmon”, thuhet në dosjen e lëndës.

Makina e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në ujë u gjet nga një peshkatar dhe policia beson se babai dhe tre vëllezërit ndoshta janë mbytur.

“Nuk e di nëse do të mësohem që të mos vijnë nga shkolla dhe të më bërtasin. Ishte e gjithë jeta ime”, tha nëna e shkatërruar e tre fëmijëve, e cila pretendon se nuk ishte në dijeni të udhëtimit kur i la me babain të premten e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat