‘Çmendet’ fushata Trump, brenda javës që nga lajmi i aktakuzës federale mblidhen mbi 6 milionë dollar

Amerika

‘Çmendet’ fushata Trump, brenda javës që nga lajmi i aktakuzës federale mblidhen mbi 6 milionë dollar

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 16 qershor 2023 Në ora: 17:08
Donald Trump

Media amerikane, analistë dhe komentatorë politik thanë sot se fushata paraprake në kampin republikan e ish-presidentit Donald Trump për vitin 2024 tha të mërkurën se ka mbledhur 6.6 milionë dollarë, nga këto duke përfshirë më shumë se 4.5 milionë dollarë, që janë mbledhur në internet, pra, që kur u publikua lajmi për aktakuzën e tij federale, javën e kaluar.

Në një njoftim,të saj fushata Trump, tha se 2.1 milionë dollarë shtesë erdhën në një mbledhje fondesh të planifikuar paraprakisht të martën mbrëma në fushën e golfit të Donald Trump në Bedminster në New Jersey.

Por, thanë komentatorët politik "Në total, kjo është pak më shumë se gjysma e rritjes së fushatës prej 12 milionë dollarësh të paralajmëruar më parë të Trump në gjashtë ditët pas lajmit në fund të marsit, po të këtij fillim viti, kohë kur ai ishte paditur në qytetin e Nju Jorkut, dhe doli para gjykatës në Manhattan. Ajo aktakuzë pretendonte se Trump shkeli ligjin e shtetit të Nju Jorkut, kur pagoi një aktore të filmave për të rritur që të qëndronte e heshtur për një aferë të supozuar.

Në deklaratë, po ashtu fushata Trump vuri në dukje se këto para po vinë nga një "mbështetje të palëkundur" nga "patriotët bazë" pasi Trump përballet me akuza federale që pretendojnë se ai keqpërdori më shumë se 100 dokumente të klasifikuara, që u gjetën në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, pas përfundimit të mandatit të tij presidencial.

Fushata e Trump, e cila udhëhiqet nga lëvizja "America First Movement", thuhet se ka dërguar emaile të shumta për mbledhjen e fondeve duke kërkuar donacione që kur ai zbuloi se Donald Trump ishte akuzuar përsëri. Njëri prej këtyre emaileve lexohet: "A me të vërtet ! Demokratët, besojnë se kjo gjueti shtrigash më në fund do të jetë fundi- im. Epo, ja është fundi!, por thjesht jo për Lëvizjen tonë Amerika është e Parë".

"Kjo shënon fillimin e fundit të presidencës së korruptuar të "Crooked" Joe. Ju lutemi jepni një kontribut më shumë – me të vërtetë, madje edhe vetëm 1 dollarë – për të mbrojtur në mënyrë paqësore lëvizjen tonë nga gjuetitë e pafundme të shtrigave.”, shkruhet në emailet që janë shpërndar në internet nga fushata Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat