Avioni i Argjentinës me ‘fluturim të vdekjes’ u kthye nga SHBA-ja

Amerika

Avioni i Argjentinës me ‘fluturim të vdekjes’ u kthye nga SHBA-ja

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:36
Avioni i Argjentinës

Zyrtarët argjentinas mirëpritën kthimin e një aeroplani nga i cili diktatura e fundit ushtarake e vendit hodhi në vdekje kundërshtarët politikë dhe që tani do të jetë pjesë e një muzeu kushtuar kujtimit të viktimave.

Avioni mori pjesë në të ashtuquajturat “fluturime të vdekjes” që diktatura e përgjakshme e Argjentinës 1976-1983 përdori si një nga mjetet e saj për të hequr qafe kritikët, shkruan Reuters.

Viktimat në një fluturim më 14 dhjetor 1977, përfshinin murgeshat franceze Alice Domon dhe Leonie Duquet.

Ato  kishin folur për numrin në rritje të njerëzve të “zhdukur” gjatë diktaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat