Zbuloi mbetjet e nëndetëses ‘Titan’, shefi i ekipit shpërthen në lot teksa flet për kërkimet: S’e kemi marrë veten, më falni!

Amerika

Zbuloi mbetjet e nëndetëses ‘Titan’, shefi i ekipit shpërthen në lot teksa flet për kërkimet: S’e kemi marrë veten, më falni!

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 07:51
Ed Cassano

Shefi ekzekutiv i ‘Pelagic Research Services’ e njëkohësisht njeriu që drejtoi ekipin që gjeti mbetjen e nëndetëses ‘Titan’ Ed Cassano, ka dhënë një deklaratë të shkurtër sa i takon të gjithë operacionit të kërkimit.

Ai tha se ekipi i tij u vu në lëvizje më 18 Qershor, menjëherë pasi nëndetësja u zhduk.

“E thjeshtë, ne ishim fokusuar në operacionin e shpëtimit”, tha ai. Kompania e tij dërgoi mjete dhe disa zhytës për të zbuluar mbetjet.

"Ne ishim gjithmonë të vetëdijshëm për anëtarët që ndodhesin në anijen Titan," tha për mediat Ed Cassano.

Megjithatë, kur automjeti i drejtuar nga distanca në thellësi të Oqeanit mbërriti në vendin e mbytjes së Titanikut, 90 minuta pas nisjes së tij, shpresat për një shpëtim nuk zgjatën shumë, shpjegoi zoti Cassano.

‘Menjëherë pasi mbërritëm në fund të detit, zbuluam mbetjet e Titan’, shton ai. Në një moment, ai psherëtin dhe mezi mban lotët pasi për të ishte një punë e lodhshme kërkimore që kishte si rezultat një fatkeqësi të madhe.

“Më falni, ende se kemi marrë veten, shumë emocione! Njerëzit janë lodhur.”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat