Tre të vdekur dhe disa të plagosur në Texas

Amerika

Tre të vdekur dhe disa të plagosur në Texas

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Fort Worth, Teksas, duke lënë të paktën tre të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.

Në mesin e të lënduarve është edhe një i mitur, sipas njoftimit për shtyp së Departamentit të Policisë në Fort Worth, raporton cnn.

Është shumë herët për të thënë nëse të shtënat ishin të lidhura me bandat, një mosmarrëveshje në familje apo diçka tjetër, shtoi policia.

Në të njëjtën datë dhe në të njëjtën zonë, tetë persona u qëlluan dhe një fëmijë u godit nga një automjet pasi të shtënat me armë shpërthyen pas një debati pranë një lavazhi në vitin 2021.

Vitin e kaluar, një person i armatosur hapi zjarr në një paradë të 4 korrikut në Highland Park, Illinois, duke vrarë shtatë persona nga mosha 8 deri në 85 vjeç.

Ndryshe, këto ishin të shtënat e 345-të vdekjeprurëse me armë zjarri në SHBA brenda këtij viti, sipas Arkivit të Dhunës me Armë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat