Krim brutal, 45-vjeçarja i pret kokën partnerit dhe i hedh trupit zbardhues për të fshehur gjurmët e saj

Amerika

Krim brutal, 45-vjeçarja i pret kokën partnerit dhe i hedh trupit zbardhues për të fshehur gjurmët e saj

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 19:54
Devin Michaels

Një krim brutal ka ndodhur në SHBA, ku një 45-vjeçare i ka prerë kokën partnerit dhe më pas i ka larë trupin me zbardhues për të mbuluar gjurmët.

Sipas mediave amerikane, ngjarja tronditëse ka ndodhur në Nevada, ku 45-vjeçarja Devin Michaels u akuzua për vrasjen e 47-vjeçarit Jonathan James ëillett.

Kur policia ka mbërritur në shtëpinë e çiftit dhe ka hyrë në dhomën e gjumit, ka ndjerë era kimikate dhe ka parë tym që dilte nga trupi i viktimës.

Michaels ka thënë para hetuesve se viktima abuzonte me të dhe detyronte një nga fëmijët e tyre që të bënte dush para tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat