Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Kaliforni, të paktën 4 të vdekur - mes tyre edhe sulmuesi

Amerika

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Kaliforni, të paktën 4 të vdekur - mes tyre edhe sulmuesi

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 08:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i armatosur ka gjuajtur me armë brenda një lokali në Kaliforni të mërkurën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur të tjerë, njoftoi Policia, duke shtuar se edhe i dyshuari ishte gjithashtu i vdekur.

“Ne kemi konfirmuar 4 vdekje në vendngjarje, duke përfshirë edhe sulmuesin”, tha Zyra e Sherifit të Orange County.

Ai shtoi se 6 persona të tjerë u dërguan në spital, pesë prej tyre me plagë plumbash, raporton CNN.

Autoritetet theksuan se në incident është përfshirë edhe një punonjës policie, duke lënë të kuptohet se sulmuesi ka mbetur i vdekur nga të shtënat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat