Vrasësi arratiset nga burgu amerikan në mënyrë të pazakontë, “eci si gaforre në mur”

Amerika

Vrasësi arratiset nga burgu amerikan në mënyrë të pazakontë, “eci si gaforre në mur”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Javën e kaluar, një vrasës i dënuar u arratis nga një burg i Pensilvanisë.

Danelo Cavalcante (34) u ngjit mes dy mureve duke u mbajtur me duar dhe këmbë, e mënyra se si u ngjit u përshkrua nga mediat amerikane si “shëtitja e një gaforre”.

Bëhet fjalë për një dështim  të institucionit amerikan të vuajtjes së dënimit, duke marrë parasysh së në fillim të këtij viti një tjetër i burgosur u arratis nga burgu në të njëjtën mënyrë.

Punonjësit e burgut tha se teli ishte vendosur pas arratisjes së mëparshme, por me sa duket nuk ishte edhe aq i efektshëm.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të burgut të qarkut Chester, Hoëard Holland tha në një konferencë shtypi se burgu punësoi këshilltarë sigurie pas arratisjes së Igor Bolte më 19 maj, i cili i tha policisë se përvoja e tij në ngjitje shkëmbinjsh e ndihmoi atë të arratisej.

“Megjithëse ne besuam se metodat tona të sigurisë ishin të mjaftueshme, e kundërta është vërtetuar. Dhe tani do të kalojmë shpejt drejt masave më të avancuara të sigurisë”, tha Holland.

Videoja e publikuar nga burgu tregon se si Cavalcante “ngjitet nëpër mur sikur të ishte gaforre – duke kaluar telin gjembor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat