ShBA-ja një hap afër që ta shmang mbylljen e qeverisë

Amerika

ShBA-ja një hap afër që ta shmang mbylljen e qeverisë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 22:25
ShBA

Në më pak se 10 orë përpara mbylljes së qeverisë amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka arritur një marrëveshje për financim afatshkurtër, i cili do të sigurojë fonde për qeverinë deri në mes të nëntorit.

Projektligji nuk përfshin ndihma të reja të ShBA-së për Ukrainën, projektligj ky i cili kërkon edhe votimin në Senat, por që pritet t’i ketë votat e mjaftueshme që të kalojë, shkruan BBC.

Pasi projektligji të yjë në fuqi, ai do të përfshirë një ndërprerje të shërbimeve federale, ndërsa mbyllja e qeverisë do të nënkuptonte që dhjetëra mijëra punonjës federales do të shkonin në pushim pa pagesë dhe do të pezullonte shërbime të ndryshme qeveritare.

Mbyllje të tilla të qeverisë amerikane ndodhin kur të dy dhomat e Kongresit nuk janë në gjendje të bien dakord për rreth 30 për qind të shpenzimeve federale që duhet të miratohen përpara fillimit të çdo viti fiskal, i cili nis më 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat