Pesë të plagosur nga të shtënat në Universitetin Shtetëror Morgan në SHBA

Amerika

Pesë të plagosur nga të shtënat në Universitetin Shtetëror Morgan në SHBA

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Pesë persona u plagosën nga të shtënat të martën mbrëma në kampusin e Universitetit Shtetëror Morgan në Baltimore, qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Maryland, raportojnë mediat lokale.

Komisioneri i policisë Richard Worley tha se viktimat – katër meshkuj dhe një femër – janë mes moshës 18 dhe 22 vjeç dhe se lëndimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, sipas NBC News.

Katër nga pesë janë studentë në universitet, tha shefi i policisë së kampusit Lance Hatcher, përcjell AA.

"Besohet se ka pasur tre persona që kanë qëlluar në turmë, asnjë nuk është kapur ose nuk është identifikuar në këtë moment," tha Ryan Dorsey, anëtar i këshillit të qytetit të Baltimores, në “X”.

Universiteti vendosi të anulojë të gjitha ligjëratat të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat