Raportohet për “disa të qëlluar” pas të shtënave me armë në Holyoke, Massachusetts

Amerika

Raportohet për “disa të qëlluar” pas të shtënave me armë në Holyoke, Massachusetts

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 22:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa njerëz thuhet se janë qëlluar me armë pasditen e së mërkurës në zonën në qendër të qytetit të Holyoke, Massachusetts.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se disa individë ishin qëlluar, por nuk kanë treguar se për sa bëhet fjalë.

Policia tha se ishte një hetim aktiv dhe në vazhdim dhe se publikut i është kërkuar të shmangë kryqëzimin e rrugëve Sargeant dhe Maple.

Ndërkohë Zyra e kryetarit të bashkisë Holyoke, Joshua Garcia tha se kryebashkiaku ishte në dijeni të të shtënave.

Zyra e Garcias tha se do të jepte më shumë detaje rreth të shtënave pasditen e së mërkurës (sipas kohës lokale).

Ndryshe, Holyoke është rreth 150 kilometra në perëndim të Bostonit dhe një qytet prej afro 38,000 banorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat