13-vjeçari vret të ëmën në gjumë dhe shkon në polici: E vrava me thikë në qafë!

Amerika

13-vjeçari vret të ëmën në gjumë dhe shkon në polici: E vrava me thikë në qafë!

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Policia amerikane ka arrestuar një djalë 13-vjeçar për vrasjen e nënës së tij 39-vjeçare.

Derek Rosa akuzohet për vrasjen e nënës së tij, Irina Garcia.

Gruaja po flinte pranë vajzës së saj të sapolindur në momentin kur djali i saj kreu aktin.

Sipas mediave amerikane, ishte vetë 13-vjeçari që thirri policinë dhe tha “sapo vrava nënën time”.

Sipas policisë së Floridas, ai ka pritur që ta zinte gjumi mamanë e tij, para se ta godiste disa herë me thikë në qafë ndërkohë që motivet e aktit janë ende të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat