​Lakuriqët “vampirë” shihen pranë Teksasit, shkencëtarët kanë frikë se do ta pushtojnë SHBA-në

Amerika

​Lakuriqët “vampirë” shihen pranë Teksasit, shkencëtarët kanë frikë se do ta pushtojnë SHBA-në

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Grumbuj lakuriqësh të vegjël, të etur për gjak, po hapin krahët e tyre më tej drejt veriut, drejt kufirit SHBA-Meksikë.

Shkencëtarët e udhëhequr nga një ekip në Virginia Tech kanë thënë se ata presin një 'pushtim të lakuriqëve të natës në tokën amerikane midis pesë dhe 20 vjetësh në të ardhmen’.

Kolonitë e lakuriqëve, të gjata mbi 5 metra, kanë pushtuar prej kohësh fermat e bagëtive në jug të kufirit, duke thithur gjak në mënyrë parazitare nga bagëtia.

Lakuriqët i kushtojnë fermerëve meksikanë mbi 46.7 milionë dollarë në vit për shkak të vdekjes së kafshëve të infektuara nga tërbimi, sipas një raporti të vitit 2020 nga Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA).

Studiuesit besojnë se temperaturat e ngrohta e bëjnë Amerikën e Veriut më mikpritëse ndaj këtyre krijesave të etur për gjak.

Megjithëse lakuriqët “vampirë” rrallë kafshojnë njerëzit, ata të sulmojnë kur ndihen të kërcënuar.

Kjo specie e lakuriqëve të natës, “Desmodus rotundus”, priret të lulëzojë në rajone të nxehta dhe të lagështa ku temperaturat nuk bien nën 10 gradë Celsius, raporton Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat