E përplasën për tokë dhe e grushtuan derisa e arrestonin, pezullohen nga puna gjashtë policë në Karolinën e Veriut

Amerika

E përplasën për tokë dhe e grushtuan derisa e arrestonin, pezullohen nga puna gjashtë policë në Karolinën e Veriut

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë në Karolinën e Veriut, shfaq momentin kur policët përplasin për tokë një grua me ngjyrë, mbi të cilën mbajnë gjunjët dhe vazhdimisht e godasin me grushta në këmbë pasi që rezistonte të arrestohej.

E kjo ka zemëruar opinionin dhe shumë kalimtarë rasti që u ndalën për ta filmuar ngjarjen e 13 nëntorit.

Policët e Charlotte-Mecklenburg, rrethuan punonjësit e Bojangles, Christina Pierre dhe Anthony Nathaniel Lee derisa po qëndronin të ulur në park dhe po tymosnin marihuanë.

Policët menjëherë kapën për kraharorir Pierre dhe Lee, duke i përplasur për tokë.

Pamjet e kamerave të kalimtarëve të rastit por edhe ato të policisë, janë publikuar dje, ku shihen policët duke i mbajtur gjurin në shpinë dhe disa e grushtonin.

Opinioni u tmerrua me pamjet, kurse komuniteti besojnë se policia ka përdorur forcë të tepruar – pra disproporcionale me atë që ju lejon ligji.

E derisa të përfundojnë hetimet, gjashtë nga shtatë policët janë pezulluar, kurse të gjitha akuzat e ngritura kundër të dyshuarve janë hedhur poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat