SHBA, roja humb ndjenjat teksa ruante arkivolin e ish-kryetares së drejtësisë Sandra Day O’Connor

Amerika

SHBA, roja humb ndjenjat teksa ruante arkivolin e ish-kryetares së drejtësisë Sandra Day O’Connor

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një roje që ruante arkivolin e Sandra Day O’Connor në Gjykatën e Lartë të SHBA-së humbi ndjenjat, teksa rrëzimi i saj u transmetua drejtpërdrejt në televizionin amerikan.

O’Connor, e cila ishte anëtarja e parë femër e Gjykatës së Lartë të SHBA, vdiq më 1 dhjetor në Phoenix, Arizona në moshën 93 vjeçare nga komplikimet me demencën dhe sëmundjet e frymëmarrjes.

Funerali i saj, u zhvillua dje, në sallën kryesore të Gjykatës së Lartë, ku shumë personalitete – përfshirë Kamala Harris – bënë nderimet e tyre dhe i dhanë lamtumirën gruas së rëndësishme.

Në pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Gjykata e Lartë, një roje femër që qëndron pranë arkivolit shihet duke u rrëzuar, ndërsa ende nuk dihen arsyet pse humbi ndjenjat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat