SHBA blen 2 milionë fuçi naftë për rezervat strategjike

Amerika

SHBA blen 2 milionë fuçi naftë për rezervat strategjike

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara blenë 2.1 milionë fuçi naftë bruto, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Energjisë, duke thënë se kjo do të ndihmojë për rimbushjen e Rezervës Strategjike të Naftës pas shitjes më të madhe në histori vitin e kaluar.

Agjencia amerikane tha se nafta e blerë me një çmim 74.23 dollarë për fuçi, do të dërgohet në muajin shkurt, krahasuar me naftën e shitur nga rezerva strategjike vitin e kaluar me një çmim nën mesataren prej 95 dollarësh për fuçi.

Vitin e kaluar administrata e Presidentit Joe Biden bëri një shitje rekord prej 180 milionë fuçi nga rezerva strategjike për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve të naftës pasi Rusia, një eksportues i madh i naftës së papërpunuar, sulmoi Ukrainën.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë blerë rreth 11 milionë fuçi naftë për të pasuruar rezervën strategjike pas shitjeve të vitit të kaluar. Deri në muajin shkurt rreth 4 milionë fuçi të tjera do t’i shtohen rezervës pasi ato ishin marrë borxh nga kompanitë e naftës.

Departamenti i Energjisë tashmë ka anuluar shitjen e planifikuar deri në vitin 2026 të 140 milionë fuçive naftë, çka ka shënuar një përparim të ndjeshëm në rimbushjen e rezervës strategjike, tha agjencia amerikane./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat