Trudeau: Fitorja e Trump në 2024 mund të dëmtojë luftën kundër ndryshimeve klimatike

Amerika

Trudeau: Fitorja e Trump në 2024 mund të dëmtojë luftën kundër ndryshimeve klimatike

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:25
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha sot se nëse favoriti republikan Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, kjo mund të dëmtojë luftën kundër ndryshimeve klimatike në botë.

Ai reagoi pas njoftimit të Trump javën e kaluar se, nëse zgjidhej, ai do të heqë dorë nga premtimi i SHBA prej 3 miliardë dollarësh për një fond global për të ndihmuar vendet në zhvillim të reduktojnë emetimet.

“Po, është shqetësuese.

Kjo veçanërisht për mjedisin në një kohë kur është kaq e rëndësishme të ecësh përpara në atë mjedis, si dhe në ndërtimin e ekonomisë së së ardhmes,” tha Trudeau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat