Mijëra besimtarë celebruan në Katedralen e Shën Patrikut Meshën e Krishtlindjeve në qytetin e Nju Jorkut

Amerika

Mijëra besimtarë celebruan në Katedralen e Shën Patrikut Meshën e Krishtlindjeve në qytetin e Nju Jorkut

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 dhjetor 2023 Në ora: 08:13
Mesha e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut

A ka vend më të mirë, sesa për të qenë në natën e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Patrikut në zemër të qytetit të Nju Jorkut?

Mesha e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut, në Nju Jork, është një traditë e Krishtlindjeve që daton në vitin 1879. Është padyshim një nga shërbimet më të famshme në botë.

Mijëra njerëz u mblodhën në zemër të qytetit të Nju Jorkut të dielën në mesnatë dhe pas meshës të hënën në mëngjes për të festuar dhe për të ndjekur meshat e tjena të Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Patrikut.

Me të 2500 vendet e mbushura, qindra të tjerë qëndruan jashtë katedrales historike, që vazhdon të mahnitë vizitorët e shumtë në Katedralen e Shën Patrikut, duke celebruar Krishtlindjet pas më shumë se 140 vjetësh.

Mesha e Krishtlindjeve është falas, por është me biletë për të garantuar sigurinë e 2500 njerëzve, që ulen brenda në bankat e katedrales. Asnjë biletë nuk ka mbetur pa u “dhuruar” për meshën e Krishtlindjve prej se kur kjo katedrale është ndërtuar.

Sipas lajmeve lokale pas Meshës së Mesnatës në Katedralen Shën Patrikut, morën pjesë jo vetëm besimtar nga Nju Jorku, por edhe shumë turistë amerikan, dhe të huaj të cilët kan bër rezervimet në internet Online.

Por, më shumë besimtar që qendruan mbrenda Meshës së Mesnatës në Katedralen Shën Patrikut, kishte vizitor në të katër anët e katedrales që luteshin për jashtë në të 5th Ave mes 50th/51st Streets, në New York City. 

"Ka të bëjë gjithçka me shpresën," tha kardinali Dolan për gazetarët pak më parë se të niste mesha. "E gjitha ka të bëjë me ardhjen nga errësira në dritë."

Zërat engjëllorë rezononin në të gjithë katedralen e stolisur bukur.

Para altarit pati bekime me temjan dhe mbyllje me Eukaristinë e Shenjtë.

Dolan shpjegoi rëndësinë e Meshës së Mesnatës me dy cilësi kryesore - heshtjen dhe errësirën.

Duke pasur parasysh celebrimin, ishte e përshtatshme që Kardinali Timothy Dolan të inkurajonte festimin e momenteve të papritura të Krishtlindjeve.

“Krishtlindja është një ditë surprizë”, tha Dolan.

Nga besimtar të shumtë që shikojnë njëri-tjetrin këtë natë me mirësi të përtërirë, te njerëzit që gjejnë ndihmë në kohë të vështira.

"Fqinjët që rrallë flasin, buzëqeshin dhe përshëndesin njëri-tjetrin. Janë sot njerëzit, e mirësisë edhe për mijëra emigrant që po enden në rrugët te qytetit, të cilët janë të uritur ose hanë nga çfarë u japin, Janë njerëzit e mirë, ata që i bëjnë njerëzit që flenë rrugve të darkojnë këtë ditë me piata porcelani dhe sende argjendi në një vakt mbretëror në strehën “POTS” në Bronx," tha Dolan.

Ndërsa ne lutemi në katedrale, dhe nëpër kishat anembanë Nju Jorkut, dhe festojnë Krishtlindjet, ata gjithashtu u lutën për ata që mund të mos kenë pasur shumë për të festuar.

“Këto Krishtlindje në Katedralen e Shën Patrikut, me duhej të ndizja shumë qirinj, ngaqë ka shumë gjëra të këqija që kanë ndodhur këtë vitë në botë, veçanërisht luftërat në Ukrainë dhe Gaza. Ne lutemi për të gjithë njerëzit në mbarë botën që vuajnë nga luftrat, varfëria, dhe fatkeqësit, ata që janë të sëmurë dhe vuajnë," tha Beverly Carlton një nga meshtarët e kësaj katedrale.

"Familjet e emigrantëve, nganjëherë të përbuzura dhe të frikësuara, gjejnë batanije, pallto dhe dorashka jashtë derës së tyre në strehët e ngritura nëpër kishat e Nju Jorkut. Ne kemi një Zot që pëlqen të na befasojë," tha Dolan.

Shërbimet e Krishtlindjeve tërheqin njerëz nga e gjithë bota - dhe të gjitha sferat e jetës.

Ata gjetën gëzim në surprizat e Krishtlindjeve, duke përfshirë historinë befasuese të lindjes dhe jetës së Jezu Krishtit.

"Ndërsa ai ndryshon bukën dhe verën e zakonshme në trupin dhe gjakun e tij, befasi. Një Krishtlindje të bekuar, për të gjithë," tha Dolan.

Nëntë mesha të Krishtlindjeve u mbajtën që nga mesnata deri në mbrëmjen e hershme të së hënës.

Tradita e meshës së mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut daton në vitin 1879, kur u hap për herë të parë katedralja.

Kurse Krishtlindja u celebrua edhe në Kishën Katolike të shqiptaërve në Hartsdale- Nju Jork, në orën 12 të mesnatës u mbajtë një Meshë e Madhe, dhe ngase kishte mijëra besimtarë të hënën me 25 dhjetor u celebruan dy Mesha ajo ora 10am dhe 12pm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat