Avionit i bie dera në fluturim: Rrezikohet jeta e 177 pasagjerëve në SHBA

Amerika

Avionit i bie dera në fluturim: Rrezikohet jeta e 177 pasagjerëve në SHBA

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rënia e panelit të dritares së një avioni në fluturim në Shtetet e Bashkuara rrezikoi jetën e 177 personave që ndodheshin në bord. Avioni Boing 737 kreu ulje të detyruar në aeroportin nga u nis, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Momente tmerri përjetuan 177 pasagjerët dhe pjesëtarët e bordit të këtij avioni të nisur nga Portlendi i Oregonit drejt Ontarios në Kaliforni.

Siç duket edhe nga ky filmim i kryer nga pasagjerët në bord, avioni fluturonte me një pjesë të hapur, pasi një nga panelet e dritareve i ra gjatë fluturimit, ndërsa pasagjerëve iu aktivizuan maskat e oksigjenit.

Pilotët kryen ulje të detyruar duke u kthyer në aeroportin nga u nisën. Asnjë prej personave që ndodheshin në bord nuk pësoi lëndime.

Ende është e paqartë shkaku i rënies së panelit që rrezikoi jetën e pasagjerëve, ndërsa kompania Alaska Ejërlajns tha se ka nisur menjëherë hetimet. Avioni është i modelit Boing 737 Max, i përfshirë në të kaluarën në disa tragjedi ajrore dhe që çoi në pezullimin e fluturimeve të këtij modeli për 18 muaj nga Marsi i 2019-ës.

Avionit i bie dera në fluturim/ Rrezikohet jeta e 177 pasagjerëve në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat