Njëri ra në shina ku u shkel nga një tren – pamje të përplasjes ndërmjet dy burrave në një metro të Filadelfias që përfundoi me fatalitet

Amerika

Njëri ra në shina ku u shkel nga një tren – pamje të përplasjes ndërmjet dy burrave në një metro të Filadelfias që përfundoi me fatalitet

Më: 6 janar 2024 Në ora: 23:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë ka gjetur vdekjen pasi u godit nga një tren metroje në një stacion metroje në Filadelfia të enjten pas një përplasjeje fizike me një tjetër.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes dhe aksidentit.

Autoritetet kanë thënë se ka pasur një përleshje fizike mes dy burrave dhe njëri prej tyre ka përfunduar në shina.

Njëri ra në shina ku u shkel nga një tren – pamje të përplasjes ndërmjet dy burrave në një metro të Filadelfias që përfundoi me fatalitet

Burri në shina më pas u godit nga një tren dhe u shpall i vdekur sapo mbërritën mjekët.

Një person tjetër u dyshuar u arrestua më vonë, ka bërë të ditur Kpana Massaquoi, një inspektor në Departamentin e Policisë së Filadelfias.

Autoritetet po shqyrtojnë pamjet e kapura nga kamerat e vëzhgimit ndërkohë që vdekja është nën hetim si një vrasje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat